Roman Abramovich dorëzon kompetencat: Heq dorë nga Chelsea

Lufta në Ukrainë ka hapur telashe të mëdha për oligarkët rusë.

Sport

26/02/2022 19:56

Pronari i Chelsea, Roman Abramovich është në mesin e tyre dhe duket se sanksionet e shumta ndaj Rusisë dhe fytyra e keqe së fundmi, kanë obliguar atë që të tërhiqet nga Chelsea.

Pronari i Chelsea ka lëshuar një komunikatë zyrtare së fundmi, ku thotë se i delegon kompetencat e tij, përcjell lajmi.net.

“Gjatë 20 viteve të mia te Chelsea, unë gjithmonë kam parë rolin tim si kujdestar i klubit, puna e të cilit është të sigurojë që ne jemi aq të suksesshëm sa mundemi, si dhe të ndërtojmë për të ardhmen, gjithashtu duke luajtur rol pozitiv në komunitetet tona. Gjithmonë kam marrë vendime me interesin më të mirë të klubit në zemër. Unë mbetem i përkushtuar ndaj këtyre vlerave. Kjo është arsyeja pse unë sot po u jap administratorëve të fondacionit bamirës të Chelsea përkujdesin për skuadrën”, thuhet në komunikatë.

“Unë besoj se aktualisht ata janë në pozitën më të mirë për t’u kujdesur për interesat e klubit, lojtarëve, stafit dhe tifozëve”, shtoi ai. /Lajmi.net/