Roma zyrtarizon Dzekon, Salah dhe Iago Falque

Roma ka konfirmuar se Edin Dzeko, Mohamed Salah e Iago Falque janë blerë, dhe jo huazuar siç raportohej gjatë afatit kalimtar të verës.

Merkato

01/10/2015 23:08

Roma ka blerë sulmuesin Edin Dzeko dhe mesfushorët Mohamed Salah e Iago Falque.

“Giallorossët” kanë aprovuar bilancin për periudhën e parë të vitit 2015 duke konfirmuar marrëveshjet që ishin paraqitur si huazime gjatë afatit kalimtar të verës.

Nëpërmjet një komunikate, Roma ka konfirmuar marrëveshjen për tre futbollistët në fjalë.

Kurse, klubi nga Olimpico spekulohet se është i interesuar edhe për angazhimin e Carlo Ancelottit në postin e trajnerit në vend të Rudi Garcias nën presion të madh.