“Deri në 7 vjet burgim…” – Policia e Shtetit del me paralajmërim për protestuesit në Tiranë
Pas protestave të trazuara në Shqipëri, Policia e Shtetit ka dal me një reagim ndaj protestuesve. Në reagimin e bërë, Policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në protestë që të distancohen nga personat e dhunshëm, transmeton lajmi.net. Ata kanë paralajmëruar të gjithë protestuesit se nëse ushtron dhunë, shkatërron pronë apo sulmon policët, do të përballet…
Lajme
Pas protestave të trazuara në Shqipëri, Policia e Shtetit ka dal me një reagim ndaj protestuesve.
Në reagimin e bërë, Policia u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në protestë që të distancohen nga personat e dhunshëm, transmeton lajmi.net.
Ata kanë paralajmëruar të gjithë protestuesit se nëse ushtron dhunë, shkatërron pronë apo sulmon policët, do të përballet me ligjin.
“Çdo person që ushtron dhunë, djeg apo shkatërron pronën, ose sulmon punonjësit e Policisë, mban përgjegjësi individuale dhe do të përballet me ligjin, në përputhje me veprën e kryer”, thuhet në reagim.
Tutje, në reagim Policia ka thënë se Kodi Penal parashikon dënime deri në shtatë vjet burgim për vepra të caktuara që lidhen me dhunën dhe shkatërrimin e pronës me zjarr, në varësi të rrethanave dhe pasojave të shkaktuara.
Në fund të reagimit, Policia ka bërë thirrje për ruajtje të qetësisë.
“Ruajtja e qetësisë dhe e sigurisë është përgjegjësi e gjithsecilit”, thuhet në reagim./lajmi.net/