Roma zbulon fanellat e katërta për edicionin 2021/22

Klubi italian ka bërë të ditur fanellat e katërta që do ti përdorin këtë sezon.

Sport

20/10/2021 17:49

Shumë klube evropiane zakonisht kanë nga tre fanella që i përdorin brenda një edicioni, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, Roma ka vendosur që të ketë më shumë ‘opsione’, e së fundmi ka zbuluar fanellat e katërta.

Në fanellë shihet logoja e ‘Gjallorosëve’ që e kishin gjatë përiudhës 1997 deri 2013.

Fanellat kanë ngjyrë të kaltërt të mbyllur me disa vija horizontale të verdha dhe të kuqe.

Këto fanella janë dizajnuar nga New Balance dhe u prezantuan nga Tammy Abraham, Chris Smalling dhe Stephan El Shaarawy. /Lajmi.net/