Roma ultimatum Arsenalit për Maitland-Niles
Roma dëshiron me çdo kusht ta ketë Ainsley Maitland-Niles, në merkaton e janarit.
Sport
Giallorossi thuhet të kenë bërë një ofertë të parë për Arsenal, duke kërkuar lojtarin në formë huazimi, me të drejtë blerje në fund të sezonit, përcjell lajmi.net.
Roma do të presin 72 orë për një përgjigje të Arsenal, përderisa lojtari i bën thirrje ‘Gunners’ ta lirojnë lojtarin.
Lojtari thuhet të jetë pajtuar në parim me skuadrën e Romës, për kushtet e kontratës huazuese.
Jose Mourinho ka identifikuar lojtarin 24 vjeçar si mbështetës për Rick Karsdorp dhe dëshiron nënshkrimin me të sa më shpejtë. /Lajmi.net/