Roma rikthehet te fitorja
Pas dy ndeshjeve pa fitore AS Roma është rikthyer te fitorja me një paraqitje bindëse ndaj Frosinones. Të përzgjedhurit e Jose Mourihnos arritën të fitonin me rezultat bindës 2:0. Roma hyri në ndeshje duke kërkuar një fitore për t’iu larguar fundit të tabelës. Pas një pasimi nga Paulo Dybala ishte Romelu Lukaku ai i cili…

Sport
Pas dy ndeshjeve pa fitore AS Roma është rikthyer te fitorja me një paraqitje bindëse ndaj Frosinones.
Të përzgjedhurit e Jose Mourihnos arritën të fitonin me rezultat bindës 2:0.
Roma hyri në ndeshje duke kërkuar një fitore për t’iu larguar fundit të tabelës.
Pas një pasimi nga Paulo Dybala ishte Romelu Lukaku ai i cili e zhbllokoi rezultatin për 1:0.
Goditja e Lukakut ishte rasti i vetëm i mirë për të dyja palët për gati një orë më shumë, derisa Lorenzo Pellegrini shënoi për të dyfishuar epërsinë e Romës në minutat e fundit gjë që vulosi dilemën e fituesit.
Roma tani është vendin e 12-të në Serie A, kurse skuadra e sapo promovuar është në vendin e 10-të.