Roma përgatit ofertën e re, ofron yllin e skuadrës për Xhakën
Roma ka ofruar mundësinë e shkëmbimit me mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka.
Sport
Sipas Gazzetta dello Sport, Arsenal ka kërkuar nga klubi italian të paguajë 17 milionë euro për transferimin e shqiptarit, transmeton lajmi.net.
Roma synon ta mbyll marrëveshjen para kampionatit Evropian, duke marrë parasysh se çmimet e lojtarëve rritën kur kanë paraqitje të mira.
Deri me tani, Roma ka ofruar 13 milionë euro dhe ka dhuruar mundësinë e një lojtari plus para, duke ofruar Cengiz Under ose Amadou Diawara.
Under kaloi edicionin e kaluar huazim te Leicester, derisa Diawra ‘luftojë’ për pozitën bazë të Roma.
“Topçinjtë” ende nuk kanë kthyer përgjigje për këtë situatë./Lajmi.net/