Roma, në çerekfinale të Kupës së Italisë (Video)
Roma ka arritur të shënojë fitore me rezultat të ngushtë prej 2-1 në takimin kundër Empolit, duke u kualifikuar kështu për në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Sport
Ndeshja filloi mirë për romakët. Në minutën e 5’ të takimit, Iturbe shënon për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.
Sidoqoftë, në minutën e 80’, Verdi shënon për të barazuar rezultatin dhe për të dërguar takimin në vazhdime.
Në minutën e 114’ Daniele De Rossi, nuk lejon që ndeshja të vendoset nga goditjet e penalltive, pasi shënon për ti dhënë kualifikimin skuadrës së tij.
Video