Roma gjen zëvendësuesin e Ranierit, përgatit ofertën
Skuadra e Romës duket se ka gjetur zëvendësuesin e Claudio Ranierit dhe po përgatitet për një ofertë.

Sport
Skuadra nga kryeqyteti i Italisë thuhet të ketë identifikuar trajnerin e Shakhtar Donetsk, Paulo Fonesca si zëvendësuesin potencial të italianit.
Sipas raportimeve të ‘Corriere dello Sport’ ‘Giallorossi’ kanë ofruar për portugezin një kontratë tri vjeçare, me një pagë prej 2.5 milionë euro + bonuse, transmeton lajmi.net.
46 vjeçari më parë ka punuar me skuadrën e Sporting Braga ku kishte fituar Kupën e Portugalisë.
Mbetet të shihet se si do të vazhdojnë negociatat me trajnerin dhe nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje. /Lajmi.net/