Roma e përgjysmuar

Të shtunën mbrëma zhvillohet Roma-Inter. Përveq problemit me tribunën e tifozëve të mbyllur për shkak të fyerjeve ndaj Napolit, Giallorossët dhe trajneri Rudi Garcia kanë edhe një tjetër telashe, lëndimet e futbollistëve. Përveç Francesco Tottit dhe Maiconit që ende janë në dyshim, së fundmi janë dëmtuar edhe Florenzi, Torosidis e Gervinho, që nuk do të…

Sport

26/02/2014 19:35

Të shtunën mbrëma zhvillohet Roma-Inter.

Përveq problemit me tribunën e tifozëve të mbyllur për shkak të fyerjeve ndaj Napolit, Giallorossët dhe trajneri Rudi Garcia kanë edhe një tjetër telashe, lëndimet e futbollistëve.

Përveç Francesco Tottit dhe Maiconit që ende janë në dyshim, së fundmi janë dëmtuar edhe Florenzi, Torosidis e Gervinho, që nuk do të marrin pjesë në ballafaqimin kundër Interit.

Torosidis vuan nga një ftohje, Gervinho po ashtu ka problem me një virus. Kurse, Balzaretti dhe Dodo janë të lënduar tashmë një kohë të konsiderueshme.

Më afër rikthimit është kapiteni Totti i cili do të jetë së paku në bankinë të shtunën. Roma është në garë për titull dhe ka nëntë pikë më pak se Juventus, por një ndeshje më pak të zhvilluar.