Roma e ka një lajm shumë të keq për Juven (FOTO)
Roma e ka refuzuar ofertën e fundit nga Juventusi.

Sport
Sipas “Sky”, klubi verdhekuq i ka thënë “jo” propozimit të Juventusit për Kevin Strootman.
Bardhezinjtë kanë ofruar anësorin Juan Cuadrado plus 20 milionë euro për të marrë holandezin, ofertë e cila u refuzua, përcjellë “Lajmi.net”.
Drejtori sportiv Monchi e sheh si të pashitshëm holandezin Strootman, ashtu si mesfushorin tjetër Radja Nainggolan.
Në këtë situatë dhe pa kohë shumë në afatin kalimtar, Juve është koncentruar te Andre Gomes i Barcelonës. /Lajmi.net/