Roma e interesuar për nënshkrimin me yllin e Tottenhamit
Roma ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Tottenhamit, Tanguy Ndombele.
Sport
Skuadra e Jose Mourinhos dëshiron përforcime në afatin kalimtar dimëror, andaj ka kërkuar nënshkrimin me Ndombele, transmeton lajmi.net.
Tekniku portugez kaloi kohë të mirë me 25-vjeçarin te Spurs dhe dëshiron të punojë sërish me Ndombelen në “Stadio Olimpico”.
Ndërkohë, as trajneri Antonio Conte nuk e mohon shitjen e Ndomebeles në janar, te cilin nuk e sheh në projekt se bashku me lojtarë të tjerë, siç është rasti i Dele Alli.
Ndombele këtë edicion ka zhvilluar vetëm nëntë ndeshje në Premierligë, sidoqoftë disa prej tyre kanë qenë si zëvendësues./Lajmi.net/