Rojat e sigurimit i vërsulen djaloshit të vogël – Lionel Messi intervenon për ta liruar
Të shumtë janë ata që e kanë idhull Lionel Messin. I tillë ishte edhe një djalosh që kishte shkuar ta shihte nga afër ndeshjen mes PSG dhe Nantes. Pas ndeshjes, derisa Messi po drejtohej ka dhomat e zhveshjes, një djalosh i vogël tentoi të shfrytëzonte mundësinë për një foto me argjentinasin. Intervenimi i rojave të…
Sport
Të shumtë janë ata që e kanë idhull Lionel Messin. I tillë ishte edhe një djalosh që kishte shkuar ta shihte nga afër ndeshjen mes PSG dhe Nantes.
Pas ndeshjes, derisa Messi po drejtohej ka dhomat e zhveshjes, një djalosh i vogël tentoi të shfrytëzonte mundësinë për një foto me argjentinasin.
Intervenimi i rojave të sigurimit ishte i shpejtë. Ata kapën djaloshin, madje edhe i rrëzuan telefonin, përcjell lajmi.net.
Por, në këtë mes reagoi Leo Messi, i cili kapi dorën e djaloshit dhe ftoi rojat që ta lironin atë.
Messi priti derisa djaloshi mori telefonin nga toka dhe qëndroi për një foto të momentit. Shikoni videon më poshtë. /Lajmi.net/
This young fan was being taken away by security but Messi stopped them so the boy take a selfie with him ❤️ pic.twitter.com/MHNfpSs2O0
— R (@Lionel30i) July 31, 2022