Roja e sigurisë theret 27 herë nga një grua sepse i kërkoi ta vendos maskën
Dy motra akuzohen për sulmin ndaj rojës së sigurisë sepse ato nuk deshën të vendosin maskën.

Fun
Këtë të martë dy motrat Jessica Hill, 21 vjeçare, dhe Jayla Hill, 18 vjeçare, sulmuan viktimën 32 vjeçar duke e lënë në gjendje kritike, shkruan “Independent”, transmeton lajmi.net.
Konflikti mes tyre filloi kur viktima iu kërkoj dy motrave të vendosin maskat dhe të përdorin dezinfektuesin para se të hynin në dyqan.
Njëra prej tyre e goditi me grusht në fytyrë ndërsa tjetra nxori një thikë nga jepi dhe filloi ta therte rojën.
Ai u plagos në gjoks, shpinë dhe krahë.
Jayla e mbajti atë të shtrirë ndërsa Jessica e sulmoi me thikë.
Gjatë seancës dëgjimore, avokati u shpreh se ky ishte një akt vetëmbrojtjeje dhe se të dyja vajzat vuanin nga çrregullimi mendor i bipolaritetit.
Ndërsa prokurorët thanë se viktima nuk kishe shfaqur asnjë shenjë dhune fizike kur ato e sulmuan. /Lajmi.net/