Rohde: Kriza që e shkaktuat vetë dëmton reputacionin ndërkombëtar të Kosovës
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se dështimi për të konstituuar Kuvendin e Kosovës dhe për të formuar Qeverinë e re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit po dëmton seriozisht reputacionin e vendit në arenën ndërkombëtare. Ai tha se për këtë situatë janë përgjegjës vetë politikanët kosovarë. “I vendos në pauzë, si mund të…

Lajme
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se dështimi për të konstituuar Kuvendin e Kosovës dhe për të formuar Qeverinë e re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit po dëmton seriozisht reputacionin e vendit në arenën ndërkombëtare.
Ai tha se për këtë situatë janë përgjegjës vetë politikanët kosovarë.
“I vendos në pauzë, si mund të keni partner nëse nuk keni bashkëbisedues nga ana tjetër? Dëmton qëndrimin dhe reputacionin ndërkombëtar të Kosovës, sepse e keni një krizë që e keni shkaktuar vet. Askush nga ne nuk e kupton, askush nga ne nuk e kupton se pse 54 apo 55 tentime keni për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit të Kosovës,” tha Rohde në Klan Kosova.
Ai shtoi se nuk e kupton sesi Kosova po përballet me këtë situatë, ndërkohë që partitë politike po i kthejnë vëmendjen zgjedhjeve lokale, pa e zgjidhur ende krizën në nivelin qendror.
“Nuk e kuptoj këtë situatë, unë jam një vëzhgues i huaj tashmë pesë vjet. Na duhet një zgjidhje e re, nëse është në horizont, por ndoshta edhe zgjedhje të reja. Por në vend të kësaj, kemi një ndjesi që hisedarët politikë, partitë, përqendrohen në pjesën e dytë të rrugës – pra zgjedhjet lokale – pa e zgjedhur pjesën e parë, pa e pasur Kuvendin funksional,” u shpreh Rohde.