Rohde i gëzuar me zhbllokimin e marrëveshjeve ndërkombëtare: Nga to do të përfitojë mbarë vendi!

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde e ka quajtur lajm të mirë zhbllokimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend. Rohde ka shkruar se nga këto marrëveshje do të përfitojnë njerëzit dhe mbarë vendi. “Lajm i mirë për Kosovën 🇽🇰! Më në fund drita jeshile🟢🟢 për marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare, të arritura përmes konsensusit ndërpartiak sot…

Lajme

23/11/2023 15:44

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde e ka quajtur lajm të mirë zhbllokimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend.

Rohde ka shkruar se nga këto marrëveshje do të përfitojnë njerëzit dhe mbarë vendi.

“Lajm i mirë për Kosovën 🇽🇰! Më në fund drita jeshile🟢🟢 për marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare, të arritura përmes konsensusit ndërpartiak sot në parlament. 🙌 Nga këto do të përfitojnë njerëzit dhe mbarë vendi”, ka shkruar Rohde.