Rodrygo: Real Madridi nuk ka rivalë

Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo, është shprehur se “Los Blancos” nuk kanë asnjë rival në futboll.

Sport

18/06/2022 10:54

Braziliani këtë e tha pasi u pyet nëse rivaliteti në mes klubit të tij dhe Barcelonës ishte më i madhi ndonjëherë në futboll.

Sipas tij, Barça është rival më i fortë sesa Atletico Madrid, po, gjithsesi, sipas tij, “Mbretërit” janë të pakonkurrencë.

“Sigurisht, Barcelona është kundërshtar më i fortë sesa Atletico Madridi, por unë mendoj se Reali nuk ka rivalë. Rivali më i yni është vetvetja unë”, tha ndër të tjera Rodrygo. /Lajmi.net/