Rodrygo konfirmon transferimin e Mbappes në Real?

Ylli i Real Madridit, Rodrygo është shprehur i emocionuar që do të luajë me Kylian Mbappe në ‘Santiago Bernabeu’. E ardhmja e Mbappes vazhdon të jetë e lidhur me Real Madridin. Së fundmi është raportuar që ylli francez ka refuzuar rinovimin e kontratës me Paris Saint Germain. Mbappe ka kontratë me kampionin francez deri në…

Sport

14/06/2023 19:49

Ylli i Real Madridit, Rodrygo është shprehur i emocionuar që do të luajë me Kylian Mbappe në ‘Santiago Bernabeu’.

E ardhmja e Mbappes vazhdon të jetë e lidhur me Real Madridin.

Së fundmi është raportuar që ylli francez ka refuzuar rinovimin e kontratës me Paris Saint Germain.

Mbappe ka kontratë me kampionin francez deri në vitin 2024 dhe nuk pranon ta zgjasë më shumë.

Lojtari u shpreh që do vazhdojë edhe një vit me parisienët, por drejtuesit e klubit nuk janë të gatshëm ta lënë atë të largohet si një lojtar i lirë.

Andaj opsioni më i mundshëm për gjigantin e Ligue 1 është shitja e Mbappes këtë vit.

Së fundmi në lidhje më këtë ka folur edhe Rodrygo, lojtari i Realit, i cili u shpreh i emocionuar me ardhjen e Mbappes në ‘Bernabeu’.

“Ne kemi nevojë për një lojtar në atë pozicion. Jam shumë i emocionuar për ardhjen e Mbappe”, ishin fjalët e brazilianit në konferencën për shtyp që mbajti me kombëtaren e tij.

Kujtojmë që për yllin francez PSG kërkon 150 milionë euro./Lajmi.net/