Rodrygo dhe Asensio mund të largohen nga Real Madridi

Skuadra e Real Madrid pritet të heq dorë nga shërbimet e lojtarit brazilian, Rodrygo, si dhe lojtarit spanjoll, Marco Asensio.

Sport

30/03/2022 13:06

‘Los Blancos’ po përgatiten për një merkato jashtëzakonisht aktive gjatë verës, me synimin për të afruar dy emra të mëdhenj si Kylian Mbappe e Erling Haaland.

Sipas ‘Sport’, Real Madrid planifikojnë shitjen e Rodrygo e Asensio, për t’i liruar hapësirat për Mbappe e Haaland, transmeton lajmi.net.

Rodrygo ka numëruar 35 paraqitje me Real Madrid këtë sezon, dy më shumë sesa Asensio.

Gjithsesi, ‘Mbretërit’ janë të gatshëm t’i sakrifikojnë dyshen, për të përmirësuar skuadrën. /Lajmi.net/