Rodrygo afër nënshkrimit të kontratës së re me Real Madridin

Sport

23/06/2022 16:01

Sulmuesi anësor, Rodrygo, është shumë afër nënshkrimi të kontratës së re me Real Madridit.

Bisedimet në mes të palëve tanimë kanë filluar dhe ka mbetur edhe shumë pak punë deri në arritjen e marrëveshjes për vijim të bashkëpunimit, transmeton lajmi.net.

Braziliani kohë më parë deklaroi se nuk e ka ndërmend të largohet nga “Los Blancos” pasi po e shijon periudhën e të qenit në, siç thotë, klubin më të madh në botë.

Kontrata aktuale e Rodrygos skadon në vitin 2025, por duket se madrilienët dëshirojnë ta “blindojnë” 21-vjeçarin. /Lajmi.net/