Rodgers: Fjala legjendë është pak për Gerrardin

Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka deklaruar se Steven Gerrard është një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit.

Sport

02/01/2015 13:54

Legjendë është një fjalë shumë e vogël e cila nuk mund të përshkruajë atë që ka bërë Gerrardi për Liverpoolin dhe për futbollin në përgjithësi.

”Fjala legjendë së fundmi është përdorur jashtëzakonisht shumë dhe ndoshta nuk do të ishte aq e drejtë për Gerrardin”.

”Nuk kam punuar asnjëherë më parë me një lojtar si ai. Gerrard padyshim është një nga lojtarët më të mëdhenj që kemi parë”, tha Rodgers.

Deklarata vije pas zyrtarizimit të lajmit se Gerrard do largohet nga Liverpool në fund të këtij sezoni.