Roboti humanoid me sukses kalon mbi pengesat e papritura
Roboti humanoid Atlas më parë ka treguar aftësitë e ecjes dhe balancimit, ndërsa në këtë video të re, mund të shihni aftësinë e tij të re - Atlas ka mësuar se si të kalojë pothuajse çdo pengesë.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2016/12/atlas_1481034845-8423768.jpg)
Auto & Tek
Ajo që është shumë e rëndësishme është se Atlas nuk e dinte para testit se çfarë e pret, që do të thotë se ishte në kërkim të një mënyre për të kaluar pengesat, duke kontrolluar peshën dhe ekuilibrin, siç e bën edhe njeriu.
Atlas, pas çdo pengese ka analizuar me kujdes ekuilibrin e ri duke zhvendosur peshën në shputë.
Sipas IHMC (Florida Institute for Human & Machine Cognition), i cili zhvillon algoritmet e kontrollit për robotë, Atlas ka përdorur momentit impulsiv për kalim mbi pengesa.
![YouTube player](https://i.ytimg.com/vi/_5PtxHsr038/maxresdefault.jpg)