Robertson konfirmon dëmtimin e ligamenteve, humb fillimin e sezonit

Mbrojtësi i Liverpoolit, Andrew Robertson ka pësuar lëndim në ligamente.

Sport

09/08/2021 21:38

Skocezi pësoi lëndim në miqësoren e fundit, derisa kjo më shumë gjasa do ndikojë që të humb fillimin e sezonit, transmeton lajmi.net.

Përmes një postimi në Twitter, Robertson ka konfirmuar dëmtimin në ligamentet.

“Faleminderit të gjithëve për mesazhet e mira dhe mbështetjen. Skanimi sugjeron që nuk është asgjë e madhe, por ka dëmtim në ligamente që nevojitet të shërohet”.

“Do punojë çdo ditë që të ndihmojë skuadrën më herët se më vonë. Paçi fat djemtë sonte”, tha ai.

Ndërkohë, ende nuk dihet sa do mungojë Robertsoni./Lajmi.net/