Robert Downey Jr. aktori më i paguar sipas Frobes

Revista ‘Forbes’ ka shpallur listën e 10 aktorëve më të paguar në Hollywood, kryeson akori i 'Iron Man’.

ShowBiz

22/07/2014 15:23

Me sa duket aktori i serisë së suksesshme të filmave ‘Iron Man’, Robert Downey Jr. ka superfuqi edhe në fitimin e parave.

Për vitin e dytë rresht ai kryeson listën e ‘Forbes’ për aktorët më të paguar në Hollywood.

Nga qershori i vitit të kaluar deri në qershor të 2014 ai ka arritur të fitojë përafërsisht 75 milionë dollarë, njësoj si vitin e kaluar kur ka kryesuar këtë listë, por këtë vit pa aktruar në asnjë film të vetëm deri tani.

Aktorët e Marvel duket se e kanë marrë këtë listë në duar, pasi edhe kolegu i tij Chris Hemsworth ka arritur të rradhitet i pesti me 37 milionë dollarë dhe Dwane Johnson, i cili do të paraqitet në pjesën pjesën e dytë të ‘Avengers’, është në vendin e dytë me 52 milionë dollarë, por që pritet edhe të dyfishohet pas ‘Avengers’, që pritet të jetë një hit në Boxoffice.

Bradley Cooper hyn në listë në vendin e tretë ndërsa Leonardo DiCaprio vazhdon të mbetet ndër aktorët më të paguar në Hollywood, këtë vit në vendin e katërt.

Robert Downey — $75 millionë
Dwayne Johnson — $52 millionë
Bradley Cooper — $46 millionë
Leonardo DiCaprio — $39 millionë
Chris Hemsworth — $37 millionë
Liam Neeson — $36 millionë
Ben Affleck — $35 millionë
Christian Bale — $35 millionë
Will Smith — $32 millionë
Mark Wahlberg — $32 millionë