Robert Berisha po vjen me këngë të re

Këngëtari Robert Berisha po vjen me një projekt të ri muzikor.

ShowBiz

15/11/2016 18:44

I kontaktuar nga lajmi.net, ai ka zbuluar më shumë detaje rreth kësaj kënge.

“Këngën jam duke e punuar në studion e Dritëro Shaqirit, kënga është prodhim i imi me tekst të Arsim Bunjakut. Kjo këngë më shumë lidhet me projektin e parë muzikor ‘MIA’ dhe është latino-ballkanike” ka thënë ai.

Roberti ka shtuar se ky projekt muzikor është një ‘cover’ nga një këngë bullgare vetëm që do ketë tekst shqip dhe me këtë këngë do të marrë pjesë në xhirimet për festat e fundvitit dhe nuk do t’i realizojë klip.

Ky nuk është projekti i tij i vetëm për këtë vit pasi do të ketë edhe një duet me producentin dhe këngëtarin Nurtel Morina.

I pyetur se kur do del kënga me Norën, Roberti është përgjigjur se njëherë është i përqendruar me këngë solo dhe bashkëpunime me tjerë artista pastaj do t’i vij radha duetit me Norën./lajmi.net