Robben kërkon përmbysje ndaj Realit

Arjen Robben beson se, ai dhe bashkëlojtarët do ta përmbysin avantazhin e Real Madridit, në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ylli holandez e kërkon finalen, për ta kompletuar një sezon fantastik.

Sport

28/04/2014 14:29

Futbollisti i Bayern Munichut, Arjen Robben thotë se ka mbetur i befasuar me qasjen defanzive të Real Madridit, në përballjen në mes të këtyre dy ekipeve, mesjavën e shkuar.

Karim Benzema e kaloi në epërsi ekipin e Carlo Ancelottit, për t’ia siguruar një komiditet para ndeshjes së kthimit gjysmëfinale, ndërsa gjiganti bavarez nuk mundi ta thyejnë mbrojtjen e hekurt madrilene.

Ylli holandez e ka pranuar se priste nga klubi spanjoll që të ishte më aventurier, por beson se ekipi i tij mund të rikthejë gjithçka në dobi të veten në Allianz Arena të martën mbrëma.

“Ne të gjithë ishim të befasuar me lojën defanzive të Realit. Ne duhet të fokusohemi në lojën ofanzive dhe të shënojmë gola”, deklaroi fillimisht Robben në konferencë për shtyp.

“Mirëpo, ne duhet të jemi të kujdesshëm edhe nga kundërsulmet e tyre. Ne jemi të gjithë të motivuar mjaftueshëm. E dimë se Reali e do La Deciman”.

“Por, ne jemi ende të uritur dhe e dimë se mund ta shkruajmë historinë, kështu që jemi të motivuar sikur ata. Të dyja ekipet kanë objektiva të mëdhenj”, vazhdoi ai.

“Nuk do të jetë aspak e lehtë për ne, nëse Ronaldo dhe Bale do të luajnë nga fillimi. Është e qartë se ata kanë besim të madh, pas rezultatit në Madrid, por ata e dinë se nuk do të jetë e lehtë këtu”.

“Allianz Arena do të jetë në flakë. Do të japim gjithçka. Kemi nevojë për tifozët tanë dhe për mbështetje. Të gjithë 11 lojtarët në fushë dhe shtatë në bankinë do të japin gjithçka. Kemi shumë besim për ndeshjen e nesërme”.

“Duhet të luajmë me besim. I kemi shënuar tre gola ndaj Manchester United. Vitin e kaluar, ne po ashtu i shënuam katër ndaj Barcelonës”.

“I kishim disa javë kur nuk e bëmë lojën tonë më të mirë, por ne kemi ndjenjë të mirë për nesër. Ne e bëmë një sezon fantastik dhe duam ta mbyllim në atë mënyrë”, përfundoi Robben.