Robben, i kënaqur me barazimin ndaj Unitedit
Arjen Robben insiston se Bayern Munichu është i kënaqur me barazimin që e nxori në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, 1:1 ndaj Manchester Unitedit. Nemanja Vidic i kaloi vendësit në avantazh, por Bastian Schweinsteiger nivelizoi gjithçka pas disa minutash, për t’i barazuar shifrat, në ndeshjen e zhvilluar të martën mbrëma në Old…
Arjen Robben insiston se Bayern Munichu është i kënaqur me barazimin që e nxori në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, 1:1 ndaj Manchester Unitedit.
Nemanja Vidic i kaloi vendësit në avantazh, por Bastian Schweinsteiger nivelizoi gjithçka pas disa minutash, për t’i barazuar shifrat, në ndeshjen e zhvilluar të martën mbrëma në Old Trafford.
“Në fund, ne duhet të jemi të kënaqur me 1:1. Së paku, është më mirë se 0:0. Ne shënuam gol në udhëtim, kështu që kjo është një gjë pozitive”, deklaroi holandezi për NOS.
“Nuk më pëlqen kur njerëzit e nënvlerësojnë Unitedin. Mediat po flisnin për ata thuajse është aq e lehtë të mposhten. Mendoj, pas së gjithash, ju jeni duke luajtur ndaj Unitedit në Old Traffod”.
“Natyrisht, ata po ‘vuajnë’ në Premierligë, por kjo nuk qon peshë në një natë si kjo. E pres të njëjtën gjë edhe javën tjetër”.
“Ne duhet ta lëvizim topin më shpejtë dhe të gjejmë hapësira. Ne nuk krijuam raste të mëdha, por ne jemi të kënaqur me 1:1. Javën tjetër duhet ta japim më të mirën nga vetja sërish”, përfundoi Robben.