RMC Sport: Messi mungon ndaj RB Leipzigut
Ylli i PSG-së, Lionel Messi assesi nuk është duke arritur të gjejë nivelin që kishte te Barcelona në "Parkun e Princave".
Sport
Argjentinasi ende nuk ka shënuar apo asistuar në Ligue 1, derisa tani është lënduar sërish dhe do humba ndeshjen e radhës, transmeton lajmi.net.
RMC Sport raporton se stafi mjekësorë ka vendosur që Messi të mos udhëtojë me PSG-në për ndeshjen ndaj klubit gjerman.
Messi ka dhimbje muskulore derisa dhe një problem të vogël në gju, që do e mbajë jashtë fushës.
Ndërkohë, trajneri Mauricio Pochettino gjithashtu dëshiron të mos e rrezikojë gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, që do jetë i rëndësishëm për pjesën tjetër të sezonit./Lajmi.net/