”Kukull”, reagimi i Pique konfirmon përçarjet te Barcelona
Gerrard Pique ka reaguar ndaj postimit të gazetarit, Marcial Llorente, i cili po mbështet presidentin e tanishëm të Barcelonës, Joseph Maria Bartomeun.
Sport
Pas një skadali të publikuar ku thuhet se krerët e Barcelonës kanë paguar një kompani për t’i fyer lojtarët e tyre në rrjetet sociale, vjen edhe reagimi i gazetarit i cili nuk lë pa shigjetuar disa lojtarë të skuadrës Blaugrana në shkrimin e tij në Twitter.
‘’E kam njohur klimën që mbizotëron në kampin e Barcelonës, dhe qeverisjen e udhëheqësve. Por fatmirësisht tashmë të gjithë kanë mundësinë të jenë më pak të manipulueshëm dhe më shumë intelegjentë. Të gjithë e dijnë se kush dëshion ta përdorë Barcelonën për interesat e veta ekomomike dhe politike’’, shkroi gazetari i Mundo Deportivos në Twitter.
Pas këtij postimi, i menjëhershëm ishte reagimi i mbrojtësit, Pique, i cili nuk hezitoi ta nxjerrë zemërimin e tij lidhur me këtë çështje.
‘’Kukull’’, ishte reagimi i futbollistit, duke aluduar se gazetari po e mbështetë kryesinë, më saktësisht Bartomeun.
Barcelonën e kanë kapluar zënkat në mes të anëtarëve të klubit që prej kohës së polemikave në distancë midis Lionel Messit dhe Eric Abidalit. /Lajmi.net/