Rizvanolli shpreh ngushëllime për vdekjen e Gojnovcit gjatë punës në KEK
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka shkruar në lidhje me vdekjen e punëtorit të KEK-ut, Haxhi Gojnovci derisa po punonte. Ajo ka thënë se këtë lajm e ka marrë me pikëllim të thellë, shkruan lajmi.net. “Për më shumë se katër dekada, z. Gojnovci i shërbeu KEK-ut dhe sektorit tonë energjetik me përkushtim. Ai…
Lajme
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka shkruar në lidhje me vdekjen e punëtorit të KEK-ut, Haxhi Gojnovci derisa po punonte.
Ajo ka thënë se këtë lajm e ka marrë me pikëllim të thellë, shkruan lajmi.net.
“Për më shumë se katër dekada, z. Gojnovci i shërbeu KEK-ut dhe sektorit tonë energjetik me përkushtim. Ai do të kujtohet me respekt për kontributin dhe punën e tij. Familjes Gojnovci, të afërmve dhe kolegëve të tij u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Bashkëndiejmë dhimbjen e tyre në këto çaste jashtëzakonisht të rënda. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, ka shkruar Rizvanolli. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: