Ritvana shërohet, vie në Për’puthen Prime për tu sqaruar me Mikelën
Ditë më parë Ritvana njoftoi për largimin e saj nga Për'puthen.
ShowBiz
Ajo tha se për arsye shëndetësore duke mos dhënë detaje i duhet të heqë dorë nga programi ku shkoi për ta gjetë fatin e jetës, shkruan lajmi.net.
Por situata që zhvillohet nga takimet e Mikelës me Erionin kanë bërë që Ritvana të rikthehet edhe njëherë në Prime.
Ajo është vendosur në një përballje me Mikelën dhe Erjonin për të sqaruar gjithçka.
Ritvana: Ajo që kemi pasur ne të dyja është me e rëndësishme sesa një kimi që kemi pas me Erjonin. Trekëndëshin pa u formuar jam munduar ta ndërpres.
Mikela: Nuk ke dashur ta ndërpresësh se ke dalë me Erjonin. Nuk po thua gjëra të vërteta. Kur kemi pasur një bisedë në telefon vazhdoi dhe u agravua në zënkë dhe nuk folëm më.
Ritvana: Kjo përballje mu kërkua dhe mos bëj sikur këtë përballje e kam kërkuar unë. Mos bëj kështu për gjëra që e dimë se si funksionojnë të mos bëjmë si budallaqe. Tu duk normale në kohën që unë nuk isha këtu të bëje ironi.
Mikela: Unë kam thënë që do kisha dashur të ishe aty sepse të kisha përmendur në takim.
Ritvana: Unë s’kam asgjë më për të sqaruar.
Erjoni: A je tërheq ti ty nuk ka pse të të interesojë se çfarë ndodh më vonë. Kur s’të intereson pse të djeg.
Ritvana: Unë ty të kam pasur para Mikelës, por s’kam dashur./Lajmi.net/
View this post on Instagram