Rita zgjedh fjalët më të mira për të uruar përvjetorin e martesës së prindërve

Rita hapi arkivat e fotografive të prindërve.

ShowBiz

19/05/2021 11:13

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, shpeshherë ndan në rrjete sociale detaje nga jeta e saj, shkruan lajmi.net.

Me anë të postimit të fundit, këngëtarja shfrytëzoi rastin që t’i urojë prindërit me rastin e 30 vjetorit të martesës.

Ajo publikoi disa fotografi nga arkvia, ku përmbledh 30 vitet e lidhjes së prindërve të saj, përfshirë edhe ditën e martesës.

“Faleminderit të dyve që më treguat se dashuria është ajo që ju e bëni dhe ëndrra ende ekziston. E di sa me fat jam që ju kam në jetën time si model ashtu edhe si ata që besojnë vërtetë në dashuri, që më mësuan se si të dua me zemër të hapur. Gëzuar përvjetorin dhe urime për mbi 30 vjet martesë. ❤️”, shkruan Rita.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Këngëtarja ka disa muaj që është larg familjes, ngase po qëndron në Australi e angazhuar me disa projekte.

Rita atje nisi edhe lidhjen e re të dashurisë me regjisorin e “Thor”, Taika Waititi. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)