Rita po shkëlqen

Rita Ora po bëhet çdo ditë e më e bukur. Këngëtarja kosovare ka shkëlqyer në përvjetorin e 30’të të spektaklit DKNY, gjatë javës së modës në New York. 23 vjeçarja e kishte veshur një fustan të zi dhe dukej mjaft seksi. Rita pozoi përpara fotografëve jashtë evenimentin dhe ishte protagoniste e natës. Ajo e kishte…

ShowBiz

11/02/2014 16:05

Rita Ora po bëhet çdo ditë e më e bukur. Këngëtarja kosovare ka shkëlqyer në përvjetorin e 30’të të spektaklit DKNY, gjatë javës së modës në New York.

23 vjeçarja e kishte veshur një fustan të zi dhe dukej mjaft seksi. Rita pozoi përpara fotografëve jashtë evenimentin dhe ishte protagoniste e natës.

Ajo e kishte ndërruar stilin e flokëve, duke i drejtuar ato, ndërsa kishte përdorur ‘make-up’ të mjaftueshëm.

Rita kishte sandale metalike dhe kishte vendosur bizhuteri, duke rënë në sy. Përkrah saj pozuan edhe modelja Chrissy Teigen dhe aktorja Katie Holmes. Rita ndërkohë po e shijon lidhjen me të dashurin e saj, Calvin Harris.