Rita Orën ende e shqetësojnë problemet me frymëmarrje

Rita Ora muaj më parë e kishte pranuar se kishte disa probleme shëndetësore, saktësisht me frymëmarrjen.

ShowBiz

17/03/2019 08:45

Rita Ora pavarësisht këtyre komplikimeve, asnjëherë nuk është dorëzuar por ka vazhduar me koncerte, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja po mban turneun e koncerteve në Azi, ajo përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur që është duke udhëtuar për në Singapor.

Në një foto që e postoi në Instagram, Rita shihet me maskë mbrojtëse, e që të bën të kuptosh se ajo ende po përballet me problemet me frymëmarrjen.

Kujtojmë se projekti i fundit nga Rita Ora është “R.I.P”, në duet me Sofia Reyes dhe Anitta. /Lajmi.net/