Rita Ora përdorë imazhin e shqiponjës për albumin e ri

Albumi shumë i pirutr i Ritës tashmë duket se është gati dhe shumë shpejtë do dalë në shitje.

ShowBiz

21/10/2015 10:27

Rita ka filluar të zbulojë detaje të albumit të saj më të ri, që pritet të dalë në fund të nëntorit të këtij viti.

Ndër të tjera, në një intervistë së fundmi Rita ka treguar edhe për imazhet që do të përdorë në këtë album, transmeton lajmi.net.

E pyetur se si ajo do të përshkruante pamjen e saj në imazhet e albumit, ajo ka treguar: “Ka shumë referenca vizuele të imazheve të fuqishme që kanë shumë domethënie për mua. Unë kam përdorur simbole si ato të shqiponjës, pasi jam nga Shqipëria dhe flamuri i Shqipërisë ka shqiponjën në të.”

Rita ka vazhduar duke thënë se ajo ende do të jetë bjonde me buzë të kuqe, ndërsa fotografitë e gjithë albumit janë bërë nga fotografi, njëkohësisht miku i saj i ngushtë, Damon Baker./Lajmi.net