Rita Ora paralajmëron koncert në Dubai

Rita Ora ka paralajmëruar një koncert në Dubai.

ShowBiz

20/08/2019 16:14

Rita Ora është vazhdimisht e angazhuar me koncerte në vende të ndryshme të botës, shkruan lajmi.net.

Me anë të një postimi në Facebook, Rita ka paralajmëruar një koncert në Dubai, që do ta mbajë gjatë muajit tetor.

Këngëtarja do të këndojë më 10 tetor në “Wake up call”, ndërsa të gjitha detajet i bëri të ditura përmes një videoje.

Për ndryshe, Rita Ora së fundi ka mbajtur disa koncerte në Azi, në kuadër të turneut të ri. /Lajmi.net/