Rita Ora me stil të veçantë rrugëve të Nju Jorkut, ky detaj mori vëmendjen

Rita Ora pas përfundimit të turneut në Azi, është kthyer në Nju Jork.

ShowBiz

25/03/2019 09:00

Rita Ora zgjodhi të shëtitej e vetme në qytetin e Nju Jorkut gjatë të dielës, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja 28 vjeçare mori vëmendjen e veshur e tëra në ‘denim’, teksa nuk munguan fotografitë e paparacëve të cilët e përcollën atë kado që shkonte.

Rita Ora së fundi ka qenë e komentuar për nisjen e një romance të re me Andrew Watt, me të cilin ishte ndarë para pak muajsh.

Ajo kishte ekspozuar këmbët seksi në minifund, ndërsa e kishte kombinuar me çizme, xhaketë e këmishë, të të njëjtit material.

Para se të ribashkohej me Andrew Watt, Rita ishte në lidhje me aktorin Andrew Garfield. /Lajmi.net/