Rita Ora feston me veshje tradicionale: Urime 13 vjet Pavarësi Kosova jonë
Ylli i muzikës pop, Rita Ora edhe njëherë ka treguar se është krenare me prejardhjen e saj.
ShowBiz
Ajo nëpërmjet një postimi në Facebook’un, të shoqëruar me disa fotografi ka uruar Kosovën për përvjetorin e 13-të të pavarësisë, shkruan lajmi.net.
Rita Ora ka uruar Kosovën në dy gjuhët, anglisht dhe shqip dhe ka treguar se është e buzëqeshur në këtë ditë të rëndësishme.
Ajo që bie në sy edhe më tepër është se Rita Ora shihet në fotografi me veshje kombëtare të cilat kanë qenë edhe kostumet e njërit nga projektet e saj të fundit muzikore të realizuara me video-klip.
“Urime Ditën e Pavarësisë Kosovë!!! Urime 13 vjet pavarësi KOSOVA jonë! Duke festuar me veshjen time tradicionale nga #BIG. Këtu e keni edhe vajzën tuaj të vogël duke buzëqeshur sot gjithashtu, 5 këngët më të mira në gjithë Spotify sot me #BIG! Wow, faleminderit shumë të gjithëve.”, ka shkruar Rita Ora. /Lajmi.net/
Happy Independence Day Kosova!!! Urime 13 vjet pavaresi KOSOVA jone! ??????????? Celebrating with my traditional outfit…
Posted by Rita Ora on Wednesday, February 17, 2021