Rita me festival të muzikës në Kosovë

Rita Ora ka treguar se po planifikon një festival të madh të muzikës në Kosovë, ku talentët mun ta paraqesin veten e tyre dhe do të kenë rastin të shprehin atë që dijnë.

ShowBiz

17/05/2014 02:14

Kosovarja Rita Ora, në një intervistë për radion BBC në Glasgow ka shpalosur një plan të madh që ka për Kosovën.

E pyetur nga një fanse se a do të bëjë ndonjë koncert në Kosovë, Rita ka treguar se gjithmonëka planifikuar të bëjë një koncert të madh këtu, por planet i kanë ndryshuar.

Rita ka treguar: “Gjithmonë kam planifikuar të kthehem në Kosovë dhe të bëj një koncert super të madh, por tani vonë jam zgjedhur si ambasador e Kosovës, gjë për të cilën jam shumë e nderuar. Në fillim as nuk e dija se çfarë domthënie ka kjo, por më pas e kam kuptuar dhe ishte një nder shumë i madh të jem pjesë e një shteti, shtetit tim, dhe të bëj gjëra të vlefshme për ta.”

“Kështu, unë jam duke punuar me UNICEF për të krijuar një përzierje të talentëve të muzikës dhe vallëzimit dhe artit, sepse e di që neve në Kosovë na mungon kjo. E di që ka njerëz shumë të talentuar të cilët nuk e kanë mundësinë as edhe për të provuar atë që dijnë.”

“Pra, qëllimi im është të bashkojmë këtë përzierje talentësh dhe artesh dhe të bëj një festival të madh atje, ku edhe do të ftoj miqtë e mi të talentuar të vijnë dhe të bëjmë një festival të muzikës, i cili mungon në Kosovë.”

Kjo do të marrë shumë kohë, sipas Ritës, ndoshta disa vite, por do të punojnë intensivisht.