Risia që ‘Sony’ do të sjellë në konzolën e gjeneratës së re të ‘PS’

Për konsolën e gjeneratës së re të ‘PlayStation’, Sony thotë se dëshiron të trajtojë një problem që lojtarët janë ballafaquar me të, për një kohë të gjatë: sinkronizimi i lëvizjeve në kohë reale.

Auto & Tek

24/04/2019 13:30

Për shkak të sasive masive të të dhënave që nevojiten për të luajtur video-lojërat më të fundit, konzolat po kanë vështirësi të lëvizin në kohë reale në përputhje me urdhëresat e lojëtarit. Madje, me raste nevojiten deri në një minutë që të përçohet komanda, transmeton lajmi.net.

Por PlayStation i ri i kompanisë teknologjike, i cili pritet të debutojë vitit të ardhshëm, duket se ka thyer këtë stigmë me harduer të ri që iu sfhaqi gazetarëve të teknologjisë në revistën Wired.

Sipas një raporti të Wired më 16 prill, kompania tregoi se si konzola e re ishte në gjendje të përcillte lëvizjet në lojën e re ‘Spider Man’ në vetëm 0.8 sekonda.

E gjithë kjo duket se është bërë e mundur nga një SSD i specializuar, i cili më parë ishte konsideruar si i pamundur për një konzolë.

Nuk dihet shumë për pajisjen e gjeneratës së re, nëse ajo do të quhet ‘PlayStation 5’ apo jo. /Lajmi.net/