Risia e radhës nga ‘Facebook’ në ‘Story’, do i gëzojë përdoruesit

Spotify tani do t'ua mundësojë të gjithë përdoruesve që të ndajnë preferencat e tyre muzikore në 'Story' të 'Facebook'-ut.

Auto & Tek

01/09/2019 18:11

Një mundësi e tillë, një vit më parë iu ofrua platformës ‘Instagram’, nën pronësi të ‘Facebook’, me përdoruesit që ndanin këngët që dëgjonin në aplikacionin ‘Spotify’, transmeton lajmi.net.

Karakteristika është dizajnuar kryesisht me artistë dhe ekipet e tyre në mendje, pasi u jep atyre një mënyrë tjetër për të promovuar muzikën e tyre të re në rrjetin social.

Vitin e kaluar, Spotify prezantoi një mënyrë për të ndarë muzikë në Instagram Stories, duke përfshirë albumin e tyre, titrat dhe listat për luajtje.

Për të shkëmbyer klipet prej 15 sekondash në Stories në Facebook, mjaftoni të prekni butonin “Share” nga aplikacioni Spotify dhe të zgjidhni Facebook-un si destinacion. /Lajmi.net/