Risia e Facebook do iu mundësojë të gjeni nuse përmes rrjetit social

Facebook ka lansuar zyrtarisht shërbimin për njohje të reja mes përdoruesve të aplikacionit.

Auto & Tek

08/09/2019 18:06

Rrjeti social njoftoi në lidhje me shërbimet e reja përmes një postim në blogun e tyre, pasditen e djeshme, transmeton lajmi.net.

Në postimin e publikuar thuhej se ky shërbime do të jetë i ndarë nga eksperienca që keni në aplikacion.

Facebook nuk do iu takojë me asnjë nga personat që keni në listën e miqve dhe as nuk do t’i bëjë publike aktivitetet tuaja.

Gjiganti i rrjeteve sociale mësohet t’ia ketë lënë emrin aplikacionit ‘Facebook Dating App’. /Lajmi.net/