Risi në Snapchat

Snapchat ka lëshuar një përditësim për iOS dhe Android.

Auto & Tek

11/08/2015 13:02

Përditësimi i lejon përdoruesit që të shtojnë emoji në snapet e tyre. Veçoria e re, e quajtur ‘Sticker Picker’, do t’i argëtojë përdoruesit që i pëlqejnë shumë emojit.

Snapchat do t’i lejojë përdoruesit që gjithashtu të kalojnë në ‘Travel Mode’. Kjo do të thotë se përdoruesit do të mund të zgjedhin se cilat storje dëshirojnë të hapen, në vend se të shkarkohen të gjithë snapet e miqve, që zë me të vërtetë hapësirë.

Vetëm shkoni në Settings dhe kaloni në ‘Travel Mode’. (Lajmi.net)