Risi në Facebook

Facebook ka shtuar një veçori të re në platformën e rrjetit social, ku përmes një butoni të thjeshtë njerëzit mund të dhurojnë para donacion për iniciativa të ndryshme.

Auto & Tek

25/08/2015 08:59

Sot, Facebook ka njoftuar se është duke e lansuar butonin ‘donate’ si një veçori për faqet jofitimprurëse dhe iniciativave të ndryshme për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Përmes këtij butoni, njerëzve do t’u kërkohet që të fusin kredit kartën e tyre për të dhuruar paratë që dëshirojnë për raste të ndryshme.
screen-shot-2015-08-24-at-1-38-36-pm

Ky buton do të lansohet i plotë për të gjitha faqet në Facebook që merren me donacione dhe ndihma të ndryshme. (Lajmi.net)