Rinumërimi i votave ndryshon balancën e kandidatëve të PDK-së, kjo kandidate i ka humbur 99 vota, Bekim Haxhiut i shtohen 42 vota
Rreth 220 qendra votimi tashmë janë rinumëruar, dhe rezultatet po tregojnë luhatje të dukshme për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ndërkohë që disa kandidatë humbasin vota, të tjerët përfitojnë, duke krijuar një panoramë të re të garës për deputetë. Më shumë vota kanë humbur Kosovare Murseli (99 vota), Xhevahir Geci (79), Besim Ilazi (50)…
Lajme
Rreth 220 qendra votimi tashmë janë rinumëruar, dhe rezultatet po tregojnë luhatje të dukshme për kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ndërkohë që disa kandidatë humbasin vota, të tjerët përfitojnë, duke krijuar një panoramë të re të garës për deputetë.
Më shumë vota kanë humbur Kosovare Murseli (99 vota), Xhevahir Geci (79), Besim Ilazi (50) dhe Abelard Tahiri (47), ndërsa përfituesit kryesorë pas rinumërimit janë Bekim Haxhiu me 42 vota të shtuar, Perparim Gruda me 30 dhe Elmi Reçica me 27 vota.
Rinumërimi do bëhet në 914 qendra të votimit./lajmi.net/