Ringritja e turizmit rajonal, deklarata e Tiranës bashkon 6 vende të Ballkanit Perëndimor
Turizmi do të lehtësoje rimëkëmbjen ekonomike të vendit dhe rajonit.
Lajme
Gjasat janë që kjo të ndodhë me hapjen e sezonit këtë verë, falë një projekti të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, i cili ka gjetur mbështetjen e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në vitin 2020 turizmi ishte një ndër sektorët që pësuan goditjen më të madhe, si rezultat i kufizimeve nga pandemia. Jo vetëm Shqipëria, por edhe vendet fqinje, u dëmtuan teksa panë që 75 % e turistëve i anuluan pushimet. Por këtë vit, optimizimi është i lartë, falë një projeki të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Tiranë, që ka gjetur edhe mbështetjen e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Duke përfunduar me sukses këtë projekt, RCC është duke u përgatitur për hapin tjetër dhe duke rifokusuar agjendën e turizmit të qëndrueshëm si një pjesë e integruar e Planit të Përbashkët të Veprimit të Tregut Rajonal 2021-2024 duke përfshirë qeverinë, industrinë, komunitetet e destinacionit dhe palët e tjera të interesit për një vizion rajonal afatgjatë dhe të qëndrueshëm në sektor,” – tha Majlinda Bregu.
Deklarata e Tiranës parashikon: koordinimin e zinxhirit të furnizimit të udhëtimit dhe turizmit, lehtësimin e një udhëtimi të sigurt, zbatimi e protokolleve të shëndetit dhe higjienës për të rritur besimin e udhëtarëve dhe promovimin e destinacioneve.
“Jam e bindur se kjo konferencë është një trampolinë për të ardhmen falë përpjekjeve të përbashkëta. Përmes bashkëpunimit rajonal ne mund të kontribuojmë në rimëkëmbjen e turizmit, dhe ta bëjmë atë shembull të rrugës së rajonit drejt integrimit në BE,” – tha Alessandra Viezzer, zëvendës shefe e Njësisë për Bashkëpunimin në KE.
Në periudhën tre-vjeçare, projekti angazhoi 100 ekspertë dhe profesionistë nga 60 organizata të shoqërisë civile, mbështet katër rrugët kryesore të kulturës dhe aventurave, si dhe shpërbleu 36 grante të vogla me vlerë 1.6 milionë euro.