Përleshje fizike mes policëve dhe banorëve protestues të fshatit Besi – shkak, mos lejimi i bllokadës së rrugës

Banorët e fshatit Besi në Komunën e Prishtinës kanë dalë sërish sot në protestë, duke kërkuar ndërtimin e një rrethrrotullimi në këtë zonë. Kjo nuk është hera e parë që banorët shprehin pakënaqësinë e tyre, pasi ata kanë protestuar edhe më herët me të njëjtën kërkesë, duke theksuar se mungesa e infrastrukturës së duhur po…

Lajme

03/05/2026 13:17

Banorët e fshatit Besi në Komunën e Prishtinës kanë dalë sërish sot në protestë, duke kërkuar ndërtimin e një rrethrrotullimi në këtë zonë.

Kjo nuk është hera e parë që banorët shprehin pakënaqësinë e tyre, pasi ata kanë protestuar edhe më herët me të njëjtën kërkesë, duke theksuar se mungesa e infrastrukturës së duhur po u shkakton vështirësi dhe rrezik në qarkullim.

Ekipi i Tëvë1 ka bërë të ditur se gjatë protestës së sotme, situata është tensionuar kur Policia e Kosovës ka ndërhyrë për të mos lejuar bllokimin e rrugës.

Më pas, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë për të menaxhuar situatën dhe për të siguruar rendin publik.