Rikthehet uji sot në disa rrugë të Prishtinës, pas ndërprerjes për shkak të defektit
Banorët e disa rrugëve në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë pritet të kenë sërish furnizim me ujë gjatë ditës së sotme, pas ndërprerjes së shkaktuar nga dëmtimi i një gypi të ujësjellësit. Sipas njoftimit të mëhershëm, dëmtimi ka ndodhur në një gyp me diametër DN 150 milimetra, ndërsa ekipet përkatëse janë angazhuar për sanimin…
Lajme
Banorët e disa rrugëve në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë pritet të kenë sërish furnizim me ujë gjatë ditës së sotme, pas ndërprerjes së shkaktuar nga dëmtimi i një gypi të ujësjellësit.
Sipas njoftimit të mëhershëm, dëmtimi ka ndodhur në një gyp me diametër DN 150 milimetra, ndërsa ekipet përkatëse janë angazhuar për sanimin e tij.
Ndërprerja ka prekur këto rrugë dhe zona:
Rruga “Hyzri Talla”
Rruga “Ilir Durmishi”
Rruga “Besa”
Rruga “Fadil Ferati”
Zona e qendrës tregtare
Rikthimi i furnizimit me ujë është paraparë të bëhet gjatë ditës së sotme, pas përfundimit të punimeve për sanimin e defektit.
Konsumatorët pritet të kenë furnizim të normalizuar pas përfundimit të ndërhyrjeve nga ekipet teknike.