Rikthehet Superliga e Kosovës: Sot spikat klasikja e futbollit kosovar, në Ferizaj luhet për mbijetesë

Java e 30-të në elitën e futbollit kosovar nis ditën e sotme (e shtunë) me dy ndeshje hapëse. Vëmendja kryesore do të jetë në takimin që ndryshe njihet si klasikja e futbollit të Kosovës mes Dritës dhe Prishtinës. Stadiumi me bari sintetik në Gjilan është arenë e kësaj përballjeje, shkruan lajmi.net. Fitorja është opsion i…

Sport

22/04/2023 08:15

Java e 30-të në elitën e futbollit kosovar nis ditën e sotme (e shtunë) me dy ndeshje hapëse.

Vëmendja kryesore do të jetë në takimin që ndryshe njihet si klasikja e futbollit të Kosovës mes Dritës dhe Prishtinës.

Stadiumi me bari sintetik në Gjilan është arenë e kësaj përballjeje, shkruan lajmi.net.

Fitorja është opsion i dy skuadrave me ngjyrat “bardhekaltër” të cilat kanë objektiva të ndryshme.

Drita që tanimë ka mbetur pa trajner, pas dorëheqjes së Arsim Thaqit, synon fitoren për ta ruajtur diferencën me Ballkanin lider në garën për titull të kampionit.

Ndërkohë, Prishtina e Debatik Currit udhëton për pikët e plota në mënyrë që të mbetet në hap për një vend që dërgon në garat evropiane.

Takim tjetër interesant pritet të zhvillohet edhe Ferizaj. Ekipi që mban emrin e këtij qyteti luan me Malishevën.

Si Ferizaj, ashtu edhe Malisheva janë në luftë për mbetje në elitë dhe fitorja do të ishte hap i madh drejt atij qëllimi.

Dyja ballafaqimet do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00./Lajmi.net/