Rikthehet Superliga e Kosovës, kjo është ndeshja që zhvillohet sot

Pas pushimit, si pasojë e ndeshjeve të kombëtareve, sot rikthehet BKT Superliga e Kosovës.

Sport

01/04/2022 11:11

Ndeshja e paraparë të luhet për sot është ajo në mes të Dukagjinit dhe Malishevës e cila do të fillojë në orën 14:00, shkruan lajmi.net.

Të dyja skuadrat luftojnë për pikë maksimale, duke e ditur se të dyja janë afër zonës që të shpie në një kategori më poshtë.

Malisheva është disi më e sigurt në pozitën e gjashtë me 33 pikë, vetëm katër më shumë se Dukagjni i pozitës së tetë. /Lajmi.net/